Kanceri i prostatës

Prostata_-_Prostatakarzinom_AL_copyFrika nga kanceri i prostatës?

Kanceri i prostatës është shpesh arsyeja për një vlerë të rritur të ASP-së

Një kancer i prostatës pothuajse nuk shkakton fare shqetësime, sidomos në stadin fillestar shpesh nuk ka asnjë simptomë. Për këtë arsye zbulimi i hershëm është i rëndësishëm. Sa më herët të zbulohet kanceri, aq më të mëdha janë shanset e shërimit.

 

Grupet që paraqesin rrezik

Ekzistojnë një seri rreziqesh të cilat duhen thënë në lidhje me kancerin e prostatës. Por në këtë rast simptomat luajnë një rrol dytësor, pasi kanceri i prostatës shumë shpesh nuk tregon fare simptoma klinike, sidomos në fazën fillestare.

  • Normalisht rrezikohet çdo burrë në moshë mesatare
  • Vlera e rritur ose e luhatur e ASP-së
  • Raste në familje, p.sh. babai ka pasur kancer në prostatë
  • Burrat tek të cilët terapia me antibiotikë nuk ka çuar në ulje të vlerës së ASP-së
  • Prostatë e zmadhuar dhe me ose pa shqetësime të boshatisjes së fshikëzës së urinës (shqetësime të mikturicionit)
  • Shqetësime në zonën e legenit

 

Prostatakarzinom_2_AL

Simptomat e kancerit të prostatës

Arsyet e kancerit të prostatës janë ende të panjohura. Por dihet, që ekzistojnë disa burra, për të cilët rreziku për tu sëmurë me kancer të prostatës është më i lartë.

Kanceri i prostatës në fillim shkakton shumë simptoma dhe dhimbje të rralla, pasi në shumicën e rasteve lind në zonën e jashtme të prostatës. Vetëm në rastin kur kanceri është zhvilluar më tej, shfaqen simptomat treguese si probleme në urinim nga shtypja e uretër-it ose të fshikëzës së urinës.

Kanceri i prostatës dhe vlera e ASP-së

Marrja e gjakut për përcaktimin e vlerës së ASP-së është e rëndësishme, pasi rritja është një indikacion për një kancer të prostatës. Nëse kemi rezultate të ASP-së që bien në sy, atëherë një sqarim i mëtejshëm është i domosdoshëm edhe në rastin që nuk ekzistojnë simptoma të tjera. Në këtë rast nuk duhet pasur parasysh vetëm madhësia e vlerës së përcaktuar por edhe mbi të gjitha zhvillimi nëse ajo u ndoq për një periudhë të gjatë kohore.

Ekzaminimi MRT i prostatës në klinikën ALTA

Për të sqaruar nëse kemi të bëjmë me një sëmundje ne realizojmë një ekzaminim MRT të prostatës. Nëpërmjet këtij ekzaminimi ne mund të dallojmë edhe vatrat më të vogla në prostatë.

Me këtë metodë nuk mund të paraqiten vetëm indet e ndryshuara të prostatës. Por edhe madhësia, pozicionimi i tumorit, një thyerje eventuale e kapsulës dhe mund të përcaktohet një kapje e mundshme e nyjeve limfatike dhe kockave.

Nëpërmjet cilësisë tepër më të lartë të imazheve si dhe rezolucionit më të lartë, krahasuar me echo-n, është i mundur diagnostikimi i ndryshimeve edhe më të vogla të indeve. Në ekzaminimin MRT nuk janë të domosdoshme as pajisje spirale rektale, as ndonjë ndërhyrje tjetër rektale.

(-> Ekzaminimi MRT i prostatës)

Metodat tradicionale të ekzaminimit në rast dyshimi për kancer

Metodat tradicionale si:

  • Ekzaminimi rektal me prekje
  • Echo rektale ose
  • Elastografi

nne nuk realizojmë, pasi ato nuk mund të japin një diagnozë të qartë, por shpesh lejojnë vetëm hamendësime në lidhje me një kancer të prostatës. Përveç të tjerave për vërtetësinë e këtyre ekzaminimeve nevojiten shpesh kushte optimale: Tumori duhet të jetë vendosur në një pozicion të përshtatshëm, kjo do të thotë duhet të jetë vendosur në anën e prostatës të drejtuar nga zorra, ai duhet të jetë i madh dhe prostata nuk lejohet të jetë zmadhuar. Këto kushte nuk janë të nevojshme për ekzaminimin me MRT të prostatës.

Si diagnostikohet një kancer i prostatës?

Vetëm atëherë kur gjatë ekzaminimit me MRT janë diagnostikuar struktura të dallueshme indore, për analizimin më të saktë të indeve është e domosdoshme marrja e kampioneve nga kjo zonë e dyshuar. Me metodën tonë të biopsisë, ne, nën kontrollin me MRT mund të marrim në mënyrë të specifikuar kampione indore nga zona e dyshuar.

(->Biopsia e prostatës)

Në patologji indet analizohen. Nëse indet janë sulmuar nga një tumor malinj, analiza jep edhe rezultatin e Gleason-Score. Në këtë mënyrë klasifikohet edhe malinjiteti dhe agresiviteti i tumorit në një kategori të caktuar, e cila ka rëndësi të madhe për terapinë e më pasme.

Gleason-Score

Me anën e Gleason-Score përcaktohet rreshtimi histologjik i tumorit të prostatës. Gjatë saj përcaktohet ndryshimi i qelizave malinje të tumorit nga indet normale. Klasifikimi realizohet në një shkallë nga 2-10, ku 2 është vlera minimale e një tumori dhe 10 përshkruan një tumor që rritet shpejt dhe është agresiv.

Përhapja e tumorit

Nëse diagnostikohet një tumor përveç klasifikimit të agresivitetit (Gleason-Score) duhet sqaruar gjithashtu nëse kemi të bëjmë mundësisht me një depërtim të kapsulës së prostatës me një rritje që kalon organet, të ashtuquajturën infiltrim, p.sh. në fshikëzën seminare. Gjithashtu duhet sqaruar edhe çështja nëse ka pasur një përhapje në nyjet limfatike që ndodhen pranë.

Nëpërmjet diagnostikimit me MRT hapen mundësi të tjera trajtimi. Duke qenë se kanceri i prostatës tani mund të bëhet i dallueshëm, mundësohen metoda trajtimi, tek të cilat hiqet vetëm tumori dhe nuk duhet të hiqet e gjithë prostata. Avantazh i trajtimit me ruajtje të prostatës është që efektet anësore potenciale si inkontineca (mos kontrollimi i ujit të hollë) dhe impotenca normalisht të mos shfaqen më, pasi nuk shkatërrohet i gjithë organi.

Trajtimet e suksesshme të ruajtjes së prostatës mund të zhvillohen më tej nga MRT-ja jonë e prostatës. Por në diskutimin e një terapie ruajtje luajnë një rol të rëndësishëm, agresiviteti, përhapja dhe pozicionimi i tumorit.

Nëse trajtohet vetëm zona e goditur nga tumori, indet jo të goditura të prostatës qëndrojnë të paprishura. Në indet e shëndetshme normalisht nuk dëmtohen nervat dhe venat dhe më pas nuk shfaqen shqetësime si inkontineca (mos kontrolli i ujit të hollë) dhe impotenca pas një trajtimi të specifikuar.

Por nëse një tumor i prostatës është zhvilluar shumë ose është tepër agresiv (Gleason Score 8 ose 9), në mënyrë që nuk mund të trajtohet më lokalisht, imazhet e MRT-së mund të ndihmojnë për operacionin e prostatës që vjen më pas. Kirurgu për shkak të imazheve ka të dhëna të sakta në lidhje me pozicionin e tumorit dhe gjatë largimit të prostatës mund të përpiqet të mos dëmtojë nervin e anës jo të dëmtuar. Në rastin e një operacioni që ruan nervat, disavantazhet si impotenca dhe inkontineca mbahen sa më të ulëta të mundshme.

Në disa raste largohet e gjithë prostata, pa ruajtur dot nervat. Më pas duhet llogaritur që mund të bëhet një terapi me rreze, terapi anti hormonale ose edhe një kimioterapi.

Por ka edhe shumë raste, tek të cilat për kancerin e prostatës nuk duhet të realizohet një terapi akute, por vetëm se duhet mbajtur në vëzhgim të vazhdueshëm. Informacione të tjera për këtë gjeni në:

-> Vëzhgimi aktiv i kancerit të prostatës

Prostatakrebs
Partnerklinik der Charite

Language

ALTA Klinik GmbH

Klinikë për radiologji, urologji, mjekësi interne - kardiologji

Neuenkirchener Straße 97 33332 Gütersloh

Tel: +49 5241 210 14 44
Fax: +49 5241 210 14 14
Mail: info@alta-klinik.de

Mo-Fr. 08.00 - 18.00 Uhr

Alta Klinik Gebaeude

Na telefononi ose na shkruani!




*Informacioni i kërkuar


ALTA Klinik
Neuenkirchener Straße 97
33332 Gütersloh
Germany